Policia kërkon ndihmë për identifikim të vendodhjes së ngacmuesit

Policia e Kosovës ka shtruar kërkesën publike për bashkëpunim rreth identifikimit të personit të dyshuar për ngacmim seksual.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës në Facebook.

I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën ngacmim, të ndodhur në muajin prill të këtij viti.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij qytetarët luten të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192. /Kosova.info/

Go to TOP