Policia kap “hajnin e këpucëve” në Gjakovë, po vjedhte të mbathura nëpër korridore të banesave

Një person është arrestuar nën dyshimin për vjedhje pasditen e së hënës në Gjakovë.

Siç bëhet e ditur nga Policia e Kosovës, i njëjti dyshohet se po vjedhte të mbathura në korridoret e ndërtesave.

“Rr. Emin Duraku, Gjakovë, 18.04.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte bërë disa vjedhje të mbathjeve në korridoret e ndërtesave. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

Go to TOP