Policia jep hollësi për gjuajtjen me armë në Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri dje në Graçanicë në drejtim të një veture në lëvizje, të cilët më pas janë aksidentuar mes vete.

Sipas raportit 24 orësh, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar në afërsi të veturës së tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar një pistoletë me leje.

“Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP