Policia jep detaje shtesë për vetëvrasjen e një personi në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vetëvrasjen që ndodhi dje në Prishtinë.

Policia në raportin 24-orësh ka thënë se është raportuar se viktima mashkull  kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

I njëjti dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marrë nga njësiti i mjekësisë ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar. 

Go to TOP