Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Vushtrri: Dëshmitari e pa trupin afër një ure

Policia ka dhënë detaje për rastin e vdekjes së dyshimtë që ka ndodhur dje në Vërnicë të Vushtrrisë.

Në raportin e policisë thuhet se një dëshmitar kishte raportuar se e kishte parë një trup të pa jetë afër një ure të lumit.

Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Go to TOP