Policia jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Gjakovë

Të shtëna armësh ka pasur mbrëmë në Gjakovë, ku policia ka bërë të ditur se kanë ndodhur pas një një mosmarrëveshje ne mes te dy grupeve.

Policia gjithashtu ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë dhe se përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje ne mes te dy grupeve të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë. Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar”.

“Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një mashkull kosovar si i përfshirë në incident i cili ndodhet ne kerkim policor. Lidhur me rastin eshte njoftuar edhe prokurori I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Go to TOP