Policia e Prizrenit kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të panjohur, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje”.
Sipas njoftimit, vjedhja ka ndodhur më 20 tetor 2023 në parkingun e një qendre tregtare në rrugën “Brigada 125” në Prizren. Publikimi i fotos dhe kërkesa për bashkëpunim është bërë me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren.
Policia fton qytetarët që nëse kanë informacione për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar, të kontaktojnë autoritetet në numrat e mëposhtëm:
192 dhe 0800 19999 (pa pagesë)
029 244 740 – Stacioni Policor në Prizren
Email: [email protected]
Policia garanton konfidencialitet të plotë për të gjithë ata që ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti. /Kosova.info/
