Osmani uron 7 marsin: Mësuesit, shtylla e shoqërisë që formësojnë të ardhmen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesve duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të mësuesve në shoqëri.

Osmani kujtoi themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887 duke e cilësuar atë si një akt të guximshëm të patriotëve shqiptarë, të cilët e kuptuan se “pa gjuhë dhe dije, nuk ka as komb të suksesshëm”.

“Sot, shkolla është më shumë se një institucion mësimor – është fortesa ku ndërtohet e ardhmja. Mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë dhe ata që formësojnë mendjet dhe zemrat e kombit”, ka shkruar Osmani.

Presidentja shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë mësuesit, duke i cilësuar si udhërrëfyesit e dijes për brezat e rinj.

“Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesve!”, përfundoi Osmani urimin e saj. /Kosova.info/


Go to TOP