Policia e Podujevës kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Podujevë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve për të ofruar informata që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për vjedhje.

I dyshuari, i cili shihet në fotografinë e shpërndarë nga policia, kërkohet për përfshirjen e tij në një rast vjedhjeje.

Qytetarët që kanë informata mbi identitetin ose vendndodhjen e të dyshuarit, mund të kontaktojnë policinë në numrin 192. /Kosova.info/


Go to TOP