Policia e Kosovës: Të gatshëm për të ndihmuar qytetarët në terren

Policia e Kosovës ka theksuar se është në terren, e gatshme të reagojë dhe të ndihmojë qytetarët dhe institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatave emergjente gjatë këtyre ditëve me të reshura.

Policia ka njoftuar se se sot, më 08.01.2026, me barkë shpëtimi ka evakuuar një familje katër anëtarëshe e cila ishte e bllokuar në shtëpinë e saj nga vërshimet në rrugën “2 Korriku” në Mitrovicë jug.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Emergjencave në Mitrovicë – Jugu dhe ekipet tjera për shpëtim, Njësia e Kontrollit të Kufirit Ujor ka ndërhyrë me vendosmëri, duke siguruar që familja të largohej në mënyrë të sigurt nga zona e rrezikshme.

Policia ka theksuar se përveç misionit të saj kushtetues për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, është gjithmonë e angazhuar për të mbrojtur jetën dhe mirëqenien e qytetarëve, sidomos gjatë situatave emergjente si këto me mot të keq dhe vërshime. /Kosova.info/


Go to TOP