Policia e Kosovës sulmohet në Leposaviq

Një qytetar ka raportuar në polici se nga një veturë në Soqanicë të Leposaviqit, është shtënë me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se kur ka arritur në vendin e ngjarjes, ka gjetur veturën e braktisur me një AK-47 brenda saj.

Gjatë lëvizjes së veturës së sekuestruar, persona të panjohur kanë goditur veturën dhe kanë ikur.

“Rasti në procedurë hetimore përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Go to TOP