Policia e Kosovës identifikon 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria

Policia e Kosovës ka raportuar për identifikimin e 76 lëmoshë-kërkuesve nga Kosova dhe Shqipëria.

“Janë identifikuar gjithsej 54 lëmoshë-kërkues nga Republika e Kosovës, prej të cilëve 22 të moshës madhore, dhe 32 fëmijë. Ndërkaq nga Shqipëria janë identifikuar 22 lëmoshë kërkues, prej te cilëve 15 persona të moshës madhe dhe 7 fëmijë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Tutje sipas njoftimit gjatë implementimit të këtij plani janë iniciuar gjithsej 18 raste penale, me 16 persona të dyshuar, si dhe një person të dëbuar. /Kosova.info/

Go to TOP