Policia deklarohet për ortekun në Brezovicë

Një ortek është raportuar të ketë rrëshqitur sot në kuadër të qendrës së skijimit në Brezovicë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet pak nga ky ortek, por që nuk është raportuar ende për ndonjë person të lënduar.

E për këtë nga Policia e Kosovës kanë theksuar se ende nuk dihet nëse ndonjë person është lënduar si pasojë e ortekut, por se me rastin tashmë po merren ekipet emergjente.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, bëri të ditur se për rastin është njoftuar edhe Njësia e Shpëtim-Kërkimit të FSK-së dhe ekipet e policisë të cilët janë duke u ngjitur tek vendi ku ka rrëshqitur orteku.

“Në ora 13:10 policia ka pranuar një informacion që ka rënë një ortek i borës, tek pista e skijimit.Tani për tani nuk kemi ndonjë informacion se ka ndonjë të lënduar. Policia ka njoftuar Njësinë e Shpëtimit-Kërkimit të FSK-së, ekipet e policisë janë atje dhe po provojnë të ngjiten në vendin ku ka rënë orteku”, tha ai.

Go to TOP