Policia apel dasmorëve: Mos u ulni në dritare, mos vallëzoni në rrugë!
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që gjatë dasmave të mos rrezikojnë pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Policia i ka lutur qytetarët që të mos hapin dyert e automjeteve gjatë kolonave që krijohen kur marrin pjesë në dasma.
Po ashtu policia i ka lutur qytetarët që të mos dalin në dritaret e veturave dhe të kërcejnë.
Një kërkesë tjetër e Policisë është që mos të ndalen në rrugë për të vallëzuar dhe mos të dalin për të incizuar nga dritaret e automjeteve.
Të gjithë ata që i kryejnë këto veprime do të dënohen.
“150 euro dhe një pikë negative, ndërsa personat e tjerë 100 euro.”, ka bërë thirrje Policia.
“Mos lejoni që dasma juaj të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë në trafik!”, ka apeluar Policia.
Ndryshe pak muaj më parë, policia ka shqiptuar dënime në disa raste ndaj disa qytetarëve të cilët me njё pjesё tё trupit janё ulur nё dritaren e automjetit, gjatё kohёs sa automjeti ishte në levizje. /Kosova.info/