Podujevë: Arrestohen dy persona, dyshohet se i dhunuan dy femra

Të shtunën policia i ka arrestuar dy persona në Podujevë.

Ata dyshohen se një ditë më parë, të premten i dhunuan dy femra.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Ndërkaq, njëra nga viktimat është dërguar në ekzaminim gjinekologjik.

Go to TOP