Po zbatohet vendimi i Qeverisë për policën falas të sigurimit 

Nga sot ka nisur të zbatohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për mbulimin e policës së sigurimit për të gjithë mërgimtarët që ia mësyn Kosovës në dy muajt, korrik e gusht. Për t`u krijuar lehtësi mërgimtarëve, Qeveria ka ndarë 3 milionë euro në një nga mbledhjet e fundit.

Aplikimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për Policen e Sigurimit falas, në dy muajt e ardhshëm për çdo veturë me targa të huaja, ka filluar të procedohet pa problem nga 1 korriku, raporton RTKlive.

Mërgimtarët që po vijnë në Kosovë nga vende të ndryshme, vendimin e Qeverisë së Kosovës e konsiderojnë të duhur.

Përfitues të polices së sigurimit për veturat e tyre 30 ditë për dy muaj janë gjithë ata qytetarë, pa dallim që hyjnë apo kalojnë transit në Kosovë.

Go to TOP