Po shkëlqen te City, Silva e mendon rikthimin të Benfica

Bernardo Silva pranon se Manchester City nuk do të jetë klubi i tij i fundit.

Mesfushori thotë se dëshiron që një ditë të kthehet tek ish-klubi i tij, Benfica.

“A ka kaluar shumë kohë përpara se të kthehem? Mendoj se njerëzit janë të lodhur nga kjo pyetje. Jam i sigurt që një ditë do të kthehem, nuk e di kur, por do të kthehem”, ka thënë Silva.

“Është e vështirë ta caktosh kohën kur do të kthehem. Por e kam thënë disa herë se kthimi në Benfica është një qëllim i imi”, ka theksuar asi i kampionëve në fuqi të Anglisë.

Ndryshe, portugezi prej kohësh është i lidhur edhe me transferimin në Barcelonë, por  duket se lojtari preferon Benfican.

Go to TOP