Serbia po pretendon se ka arritur ta heqë nga agjenda kërkesën e Kosovës për pranim në KE

Serbia po pretendon se ka arritur t’i bind shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, që kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë të mos jetë në agjendën e takimit të sotëm të Komitetit të Ministrave në nivel deputetësh në Strasburg.

Sipas këtij njoftimi, po pretendohet se shefja e misionit të Serbisë në Këshillin e Evropës, Aleksandra Gjuroviq, tha për RTS se Beogradi deri më tani ka gjetur mirëkuptimin e shumicës së anëtarëve se kjo nuk duhet të jetë një pikë e rendit të ditës.

Kështu të paktën pretendon shefja e misionit të Serbisë në Këshillin e Evropës, Aleksandra Gjuroviç, duke theksuar se Beogradi deri më tani ka gjetur mirëkuptimin e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Evropës se anëtarësimi i Kosovës nuk do të jetë në rend të ditës.

Megjithatë asgjë nuk është konkrete kjo pasi që në fillim të seancës, e cila është caktuar për në orën 9:30, caktohet edhe një herë rendi i ditës dhe më pas anëtarët mund të kërkojnë që kërkesa e Kosovës të përfshihet në diskutim.

“Edhe pse këtu ka një numër të madh të shteteve që fatkeqësisht e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ata janë gjithashtu të vetëdijshëm se fillimi i procedurës për anëtarësimin e Kosovës do ta hapte kutinë e Pandorës”, ka thënë ajo për Radio Televizionin e Serbisë, RTS.

Ndryshe Kosova kërkesën për aplikim në Këshillin e Evropës e ka dorëzuar më 12 maj.

Që nga atëherë ofensiva diplomatike e Serbisë karshi shtetësisë së Kosovës është intensifikuar sidomos, kur fjala bie për Këshillin e Evropës.

PSSE ka më shumë se 300 anëtarë dhe në praktikë është dëshmuar se deputetët vendosin jo vetëm në bazë të përkatësisë shtetërore apo kombëtare, por edhe në bazë të përkatësisë partiake, shpesh edhe në bazë të diskrecionit personal.

Go to TOP