Plot shkëlqim e elegancë – Gigi Hadid mahnit në darkën “Residence X LuisaViaRoma”
Gigi Hadid duket elegante me një veshje kremi glamuroze teksa merrte pjesë në darkën “Residence X LuisaViaRoma” në Milano.
Hadid tregoi fizikun e saj me një veshje magjepsëse ngjyrë bezhë ndërsa mori pjesë në darkën e “Residence X LuisaViaRoma” në restorantin Il Baretto Milano të enjten (21 shtator), shkruan DailyMail.
Modelja 28-vjeçare ka treguar disa pamje jashtëzakonisht elegante gjatë Javës së Modës në Milano këtë javë.
Nëna e një fëmije tregoi trupin e saj të tonifikuar me një jelek kremi dhe shfaqi këmbët e saj të gjata me pantallona të ngjashëm.
Gigi kaloi nëpër rrugët italiane dhe pozoi për fotografët me njërën dorë në xhep.
Engjëlli i “Victoria’s Secret” shtoi një palë këpucë me ngjyrë gjithashtu bezhë dhe përshtati veshjen e saj me një çantë të vogël të mbërthyer.
Më herët gjatë ditës Gigi shfaqi barkun e saj të tonifikuar me bikini ngjyrë portokalli në një postim në Instagram.
Ajo ngarkoi foton për të shënuar ditëlindjen e tretë të vajzës së saj Khai dhe ndau një foto nga udhëtimi i tyre në plazh.
Gigi dukej e pabesueshme teksa shfaqej në bikini dypjesësh në ditën argëtuese me të bijën.