Platforma X me përditësime, urë lidhëse për punësim

Rrjeti social X, i njohur më parë si Twitter, tashmë po bën disa përditësime. Përveç mbledhjes së të dhënave biometrike, ky rrjet i udhëhequr nga Elon Musk tashmë do të shërbejë edhe si platformë punësimi.

Sipas BBC, përdoruesit e XPremium duhet të ofrojnë fotografi selfie dhe ato të identifikimit. Ndërkaq përfshirja e të dhënave për punësim do të shërbejë si urë lidhëse me punëdhënësit e mundshëm ndërsa aplikohet për një punë.

“Ne mund të mbledhim dhe përdorim të dhënat tuaja personale, të tilla si të dhëna rreth punësimit dhe arsimit, preferencat e punësimit, aftësitë, aktiviteti dhe kërkesat për punë, etj.), për të rekomanduar punë të mundshme për ju, për t’i ndarë me punëdhënësit e mundshëm kur aplikoni për një punë, për t’u mundësuar punëdhënësve të gjejnë kandidatë të mundshëm dhe për t’ju treguar oferta më të përshtatshme”, ka thënë Elon Musk.

Politika e re e privatësisë e platformës ‘X’ do të hyjë në fuqi më 29 shtator.

Go to TOP