Pjesëtarja e LGBTI-së: Institucionet në Shqipëri të dënojnë dhunën ndaj nesh

Pjesëtarja e komunitetit LGBTI në Shqipëri, Xheni Karaj, ka folur rreth sfidat që i kalojnë si komunitet teksa tani shënohet Java e Krenarisë.

Karaj në një intervistë për Info Magazine ka treguar se sfida më e madhe jetësore për të ka qenë t’ju tregoj prindërve për orientimin e saj seksual, njofton Klankosova.tv.

“Sfida më e madhe ka qenë dalja para familjes pasi ata e kishin të projektuar atë se vajza duhet të martohet dhe te ketë fëmijë e të krijoj familje. Prindërit kanë qenë të rritur gjatë komunizmit dhe komuniteti LGBT ishte si i kriminalizuar atë kohë por me kalimin e viteve më kanë kuptuar dhe më kanë qëndruar pranë”.

“Kjo ka qenë sfida më e madhe që kam pasur në jetë dhe do ju them që gjithmonë duhet t’ju qëndrojë afër fëmijëve dhe të mos i dëgjojnë fjalët e botës”.

Karaj mes tjerash tregoi vitin e kaluar bashkë me partneren e saj është sulmuar në Shqipëri teksa kërkoi nga institucionet e drejtësisë që të dënojnë sulmet nga këtij komuniteti.

“Një ndër momentet më të vështira ishte vitin e kaluar kur isha në pushime me partneren time në Jug të Shqipërisë dhe dikush na sulmoi me gurë dhe na fyente. Rastin e kam paraqitur në polici por që s’kanë ndërmarrë asnjë gjë”.

“Sfidat më të mëdha i has komuniteti transgjinor që edhe është më i dukshëm dhe rastet më të mëdha të dhunës janë kundrejt tyre. Mendoj se institucionet duhet të bëjnë më shumë punë që këto raste të mos kalojnë pa zë por të dënohen pasi nëse nuk dënohen pjesëtarët e tjerë të shoqërisë do vazhdojnë t’i bëjnë”, tha ajo.

Go to TOP