Pioli pas fitores ndaj Slavia Pragë-s: Ishte ndeshje e komplikuar

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Slavia Pragë.

“Rossonerët” mbrëmë mundën Slavia Pragë (4-2), në të 1/8 e finales së Europa League.

Tekniku italian tha se ishte një ndeshje e komplikuar, megjithatë, sipas Piolit ishte një fitore e mirë.

“Ndeshje e komplikuar. Nuk patëm shumë hapësirë. Ata ishin të ashpër, energjik dhe intensivë. Ende nuk është vendosur kalimin në rundin tjetër”, ka thënë Pioli.

“Në ndeshjen e kthimit ne duhet të rrezikojmë pak më shumë. Unë pres të njëjtën ndeshjen si ndaj Rennes. Ne kemi cilësi për t’u kualifikuar”, ka theksuar Pioli.

Go to TOP