Pingpongu shkëlqen në Lojërat Olimpike Paris 2024 – një nga sportet më të shikuara dhe më të angazhuara në botë

Një mesazh i mirë ka mbërritur nga Presidentja e Federatës Ndërkombëtare të Pingpongut (ITTF), Petra Sörling, e cila ka konfirmuar suksesin e jashtëzakonshëm të pingpongut në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Sipas të dhënave të mbledhura në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), pingpongu ka qenë një nga sportet më të shikuara dhe më të angazhuara në nivel global, duke shënuar një moment historik për këtë sport.

“Shifrat e suksesit: 1.48 miliard orë shikueshmëri, duke e renditur ndër sportet më të ndjekura në Lojërat Olimpike; 94.68% e biletave të shitura, me stadiume të mbushura plot me tifozë; angazhimi digjital në rritje, ku pingpongu ka qenë ndër sportet më të kërkuara në internet dhe rrjetet sociale; një rritje e ndjeshme e popullaritetit tek të rinjtë duke u renditur në mesin e top 3 sporteve më të preferuara në këtë grupmoshë”, thuhet në komunikatën për media të FPPK-së.

Ky sukses tregon se pingpongu po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij si një nga sportet më emocionuese në skenën olimpike dhe globale. /Kosova.info/


Go to TOP