Pingpong/Të shtunën mbahet kampionati i Kosovës për veteranë

Të shtunën, më 1 qershor, me fillim në ora 14, do të mbahet Kampionati i Kosovës për veteranë.

Aktiviteti do të mbahet në Palestrën e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

“Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/tV6oUDViWnzrX5HbA

Paraqitja e lojtarëve bëhet përmes emailit të Komisionit të Garave: [email protected] deri më 31 Maj në ora 16. 

Garat do të mbahen në çifte dhe teke, sipas kategorive të moshave përkatëse:

40-49 vjeç (lindur ndërmjet 1984 dhe 1975)

50-59 vjeç (lindur ndërmjet 1974 dhe 1965)

60-64 vjeç (lindur ndërmjet 1964 dhe 1960)

65-69 vjeç (lindur ndërmjet 1959 dhe 1955)

70 vjeç e më të vjetër (1954 e më përpara)”. /Kosova.info/

Go to TOP