Pingpong/Organizohet Kampionati individual i Kosovës për U11, U15, U19
Me 9 prill me fillim nga ora 10:00 në ShMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, FPPK do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U11, U15, U19.
Duke pasur parasysh numrin e madh të lojtarëve si dhe turneu organizohet vetëm një ditë, turneu do të organizohet vetëm në garat individuale.
Të gjithë pjesëmarrësit kanë të drejtë të paraqiten në maksimum dy kategori që ua mundëson mosha.
Paraqitjen e lojtarëve duhet ta bëni deri të mërkurën me 6 prill në ora 16:00.
Të drejtë pjesëmarrje në kampionatin për U11, U15, U19 kanë të gjithë lojtarët kosovarë të moshës 11, 15 dhe 19 vjeçare, respektivisht lojtarët e lindur pas vitit 2011, 2007 dhe 2003.
“Luteni që lojtarët e paraqitur të i radhitni sipas alfabetit.
Shorti do te hidhet të enjten me 7 prill nga ora 20:00 online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve.
Vërejtje: paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.
Ju faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në komunikatë. /Kosova.info/
