Pesë ushqimet dhe pijet që duhet të shmangni për të ndaluar fryrjen

Makaronat, kafeja dhe pijet e gazuara janë ndër ushqimet dhe pijet e preferuara të shumë njerëzve.

Por ata mund të jenë fajtorët e simptomave të sindromës së zorrës së irrituar, të cilat përfshijnë fryrje, ngërçe në stomak dhe diarre.

Maili Online zbulon ushqimet dhe pijet që shkaktojnë fryrje të pakëndshme dhe si t’i menaxhoni ato, sipas një dietologu.

Pije të gazuara

Pijet e gazuara janë një shkaktar i njohur i fryrjes.

Ndërsa pija rrjedh nëpër sistemin e tretjes, ajo lëshon shumë gazra.

Si rezultat, stomaku fillon të zgjerohet dhe të fryhet – një efekt që mund të zgjasë disa orë pas përfundimit të pijes.

Personat që vuajnë mund të përjetojnë shumë gulçim dhe fryrje pasi gazi kalon nëpër trup.

Fruta

Ndërsa ngrënia e shumë frutave mund të duket si një zgjedhje e shëndetshme dhe ushqyese, ajo mund të ketë efekte negative.

Mund të çojë në fryrje, pasi frutat përmbajnë sheqerna dhe fruktozë, të cilat komplikojnë tretjen.

Konsumimi i perimeve mund të jetë një zgjedhje më miqësore për stomakun, tha ajo.Kafe

Është një lajm i keq për adhuruesit e kafesë pasi pija e nxehtë mund të shkaktojë fryrje.

Kafeina dhe vetë kafeja rrisin prodhimin e acidit në stomak, gjë që mund të çojë në fryrje, gazra dhe urth.

Alkooli

Gjashtë litra birrë ose 10 gota të vogla verë është maksimumi që supozohet të pinë të rriturit në një javë, këshillojnë shefat e shëndetësisë.

Por një pije e vetme alkoolike mund të shkaktojë fryrje.

Vetë alkooli është një substancë inflamatore, që do të thotë se mund të shkaktojë ënjtje në trup.

Gjithashtu është treguar se irriton zorrët, gjë që mund të çojë në fryrje të stomakut.

Go to TOP