Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në Prishtinë u arrestua një person pasi `ushtroi dhunë ndaj gruas së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 13.02.2022-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim e policisë.

Në një rast tjetër në Prishtinë, është arrestuar një person poashtu për dhunë ndaj gruas së tij. Edhe ky me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 12.02.2022-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet më tutje në njoftim.

Ndërkaq në Fushë Kosovë është arrestuar një person pasi ushtroi dhunë ndaj gruas tij.

“Fushë Kosovë 14.02.2022-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Edhe në Lipjan u arrestua një person pasi u soll në mënyrë agresive me familjarët.

“Lipjan, 14.02.2022-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është sjellë në mënyrë agresive me familjaret e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet më tutje në njoftim.

Ndërsa në Pejë është arrestuar një person pasi përdori dhunë ndaj bashkëshortes.

“Pejë, 13.02.2022-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet më tutje nga Policia.

Go to TOP