Përurohet Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë

Projekti i Stacionit të ri të Autobusëve është përuruar të mërkurën, në 25-vjetorin e çlirimit të Podujevës.

Në ceremoninë e përurimit të këtij projekti, Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi tha se ky stacion që ka marrë një pamje të mrekullueshme do të shërbejë edhe për linjat ndërkombëtare. Kryetari Bulliqi theksoi projekti i Stacionit të ri është realizuar në bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, vlera totale e të cilit është 1.3 milionë euro, ku MZHR-ja ka participuar me 600 mijë euro, për të cilën e ka falënderuar Ministrin Fikrim Damka, kurse pjesa tjetër e projektit është financuar me buxhet komunal.

Edhe Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, u shpreh i lumtur që me sukses është përmbyllur ky projekt i një rëndësie të veçantë jo vetëm për Komunën e Podujevës, por edhe më gjerë. Ai bëri të ditur se do të ndihmojnë komunën e Podujevës edhe në realizimin e projektit të Tregut të Gjelbër, i cili pritet të ndërtohet në vendin ku ka qenë deri tash Stacioni i vjetër i Autobusëve. /Kosova.info/

Go to TOP