Përurohet Klinika e Ortopedisë, investim në vlerë 2.8 milionë euro

Është përuruar Klinika e re e Ortopedisë në QKUK, investim në vlerë prej 2.8 milionë eurove.

Në ceremoninë e përurimin të Klinikës së re të Ortopedisë, kanë marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi.

“Përuruam këtë klinikë moderne që ka të gjitha kushtet. Klinika ka mbi 300 metra katrorë dhe 40 shtretër. Nëpërmjet këtyre investime në këtë klinikë e po ashtu edhe investimeve që po i bëjmë edhe në spitalet regjionale, jemi të bindur që lista e pritjes do të ulët”, tha Vitia.

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Xhavit Gashi njoftoi se zhvendosja e pacientëve do të bëhet nga java tjetër për në këtë klinikë.

Klinika e Ortopedisë është në mesin e disa klinikave tjera që është investuar në QKUK pas asaj të Onlologjisë, Gjinekologjisë, e Klinikës së Emergjencës.

Go to TOP