Personi i armatosur në senatin amerikan, alarm i rremë

Një alarm se një person I armatosur ndodhej brenda objektit të senatit amerikan, doli të jetë I rremë.

Pas kontrollimeve nga policia nuk u gjet askush, u njoftua nga policia.

“Ne pranuam një telefonatë për një person të armatosur. Pas një kontrolli të plotë, askush nuk u gjet”, tha një zëdhënës i policisë.

Policia e Kapitolit, më herët iu kishte stafit që ndodheshin brenda zyrave të Senatit të qëndronin të sigurt.

Për shkak të pushimeve verore, shumica e punëtorëve dhe senatorëve mungojnë në zyrat e tyre, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Go to TOP