Përplasje pozitë-opozitë në Skenderaj rreth bizneseve

Hapësira për të bërë biznes po kërkojnë edhe bizneset në Skenderaj. Në këtë komunë, krijimi i hapësirave të reja dhe lehtësirave ndaj bizneseve ka përplasur pozitën dhe opozitën

Fadil Nura, kryetar i Komunës së Skenderajt,tha për RTK se Ligji parasheh procedura, është harta zonale, plani zhvillimor komunal që në duhet t’I studiojmë paraprakisht çdo vit, që të gjitha pronat për t?u krijuar hapësirë investitorëve.

Ndërkaq, opozita thotë se nuk po krijohen as hapësira e as lehtësira për bizneset, madje komuna i ka ngarkuar me taksa.

Hysni Mehani, asamblist i LVV-së, tha se është krijuar një klimë krejt e papërshtatshme për biznese,” pra kemi rastin e fabrikës së panxharsheqerit, dhe fabrikave të tjera të cilat edhe për shkak të kontekstit historik që ka Skenderaj, kanë qënë të interesuara të investojnë në komunën tonë, por çuditërisht pas kontakteve të para me zyrtarët komunalë, kanë dështuar”, tha ai.

Edhe Naser Bajraktari, asamblist nga  Lista Bekim Jashari, tha për RTK se hapësirat e reja për zhvillim të bizneseve, jo që nuk janë krijuar, por edhe I kanë ngarkuar me taksa komunale të cilat bizneset, në  mandatin e kaluar nuk kanë pasur taksa.

Kryetari Nura sqaron se çfarë do të thotë krijimi i hapësirave të reja për ushtrimin e veprimtarisë s krijimi hapësirave, që dmth analiza e dokumenteve që janë në fuqi dhe ligjshmërisë, pastaj dhënia shfrytëzim e pronave si elemente për të krijuar lehtësira, pastaj është edhe pjesa e ku lirohen nga leja ndërtimore, pastaj lirohen nga të gjitha taksat tjera që komuna ka dhe çdo biznes në fushën e prodhimtarisë nuk do t?I paguajë komunës asnjë cent përveç që të garantojë hapjen e vendeve të reja të punës.

Sa i përket taksës së vendosur ndaj bizneseve, Nura thotë se ajo ka qenë, por ishte hequr gjatë pandemisë, si lehtësim ndaj bizneseve.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP