Përparim Rama priti ambasadorin e Turqisë, diskutohen projektet e ardhshme për Kryeqytetin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, priti sot në Odën e Kryeqytetit ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı, i cili e uroi për fillimin e mandatit të dytë, raporton Kosova.info.
Gjatë takimit u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Kryeqytetit dhe Republikës së Turqisë, si dhe për projektet e ardhshme me interes të përbashkët.
Rama theksoi se bashkëpunimi me Turqinë mbetet i rëndësishëm për zhvillimin dhe vizionin afatgjatë të Prishtinës, duke nënvizuar se partneriteti ndërtohet mbi miqësinë, respektin reciprok dhe angazhimin për rezultate konkrete për qytetarët./Kosova.info/
