Përparim Rama hedh fajin tek Ministria për rritjen e tatimit në pronë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas shumë ankesave të qytetarëve për rritje të tatimit në pronë.

Rama ka sqaruar se bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është autoriteti kompetent për vlerësimin e pronave, ndërsa Kryeqyteti sipas të njejtit Ligj, cakton % e tatimit në pronë në bazë të vlerësimit të Ministrisë.

„Kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë. Norma më e ulët e lejuar është 0.15% e shumës së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Prandaj, ju siguroj se Kryeqyteti nuk ka pasur asnjë ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë, por rritja ka ardhë si pasojë e ri-vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave. I juaji, Përparim Rama“ , ka shkruar Rama në Twitter.

Go to TOP