Përmbysje spektakolare, Dortmund mund Eintracht në Frankfurt
Borussia Dortmund mundi me përmbysje 3-2 Eintracht Frankfurt në ndeshjen e javës sw 18-të të Bundesligës në Deutsche Bank Park.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 15-të me golin e Borre, i cili nëntë minuta më vonë dyfishoi avantazhin e skuadrës së Frankfurtit. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Deri në minutën e 71-të, skuadra nga Dortmundi po mposhtej nga Eintracht, por pas ndodhi një përmbysje e madhe e nisur nga Hazard.
Tre minuta para përfundimit të ndeshjes Bellingham barazoi rezultatin dhe dy minuta më vonë Dahoud shënoi për 2-3, duke vulosur kështu fitoren.
Borussia është e dyta në renditjen e Bundesligës me gjashtë pikë më pak se Bayern, ndërsa Eintracht është në vendin e shtatë. Në turin e radhës, Borussia pret Freiburgun, ndërsa Eintracht pret Augsburgun.
Rezultati dhe golashënuesit:
Eintracht – Borussia 2-3 (Borre 15, 24 – Hazard 71, Bellingham 87, Dahoud 89)
