Përleshje mes disa personave në Prishtinë, dyshohet se u shkrep arma

Sot rreth orës 17:00, është raportuar se në rrugën “Hilë Mosi” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje mes disa personave ku dyshohet të jetë shkrepur dhe arma e zjarrit.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë me dije se është sekuestruar një armë zjarri si dhe janë shoqëruar në stacionin policor disa persona të dyshuar.

Policia ka njoftuar se të lënduarit po marrin trajtim në QKMF.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore të cilat kanë rezultuar me identifikimin, lokalizimin si dhe kapjen e menjëhershme të disa personave të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë. Të lënduarit nga përleshja janë dërguar në QKMF, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë që është identifikuar edhe një veturë e dyshuar e njëjta është ndaluar dhe kontrolluar nga policia, me ç ‘rast policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë arma nga e cila është shkrepur”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP