“Përleshja nisi në një kafiteri”, detaje të reja nga rasti ku vdiq një person në Pejë

Gazetari i media Peja në Fokus, Valdrin Daci ka treguar në detaje se si ka ndodhur therja me thikë sot në Pejë e ku ka mbetur i vdekur një person.

Daci në T7 deklaroi se sipas dëshmitarëve mosmarrëveshja mes tyre ka nisur në një kafiteri.

“Ka ndodhur një përleshje në mes të dy personave, nga e cila ka rezultuar një i vdekur dhe një i lënduar, por jashtë rrezikut për jetë. Sipas dëshmitareve rasti ka ndodhur pas një përleshje në një kafiteri pranë këtu”, tha ai.

Ai tha se njëri nga të plagosurit ka vdekur pak pa u nisur në QKUK.

“Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës. Para se të niset për në QKUK njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë. Këto janë informacionet që i kemi deri më tani. Nuk njihen për dukuri negative në Pejë”, tha ai.

Go to TOP