Përfundon seanca gjyqësore ndaj ministres Hajdari, nuk ka vendim sot
Ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për aksidentin ku kishte goditur me veturë një fëmijë.
Pas seancës, ministrja Hajdari ka thënë se nuk ka ndonjë vendim nga seanca e sotme gjyqësore.
Me kërkesë të avokatit të ministres, Shemdi Bunjaku, seanca është mbajtur e mbyllur për media, pasi sipas tij, kjo seancë ka të bëjë me rastin e aksidentit me të mitur.
Ndonëse me këtë kërkesë nuk u pajtua avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti, i cili shtoi se kjo lëndë është zvarritur për shqyrtim.
