Përfundojnë garat për ligat e femrave U15 dhe djemve U19

Në ligën e femrave U15, kampione me të gjitha ndeshjet e fituara ka dalë Ahmet Hoxha MK, para Ahmet Hoxhës F, e cila është renditur e dyta me pikë të njëjta me Artanën. Për ta nxjerrë fituesin e vendit të dytë, u desh të merrej parasysh shuma e të gjitha pikëve të fituara nëpër seta, pasi skuadrat kishin tubuar numër të njëjtë të fitoreve, dhe seta të fituar e humbur po ashtu barazi.

Ndërkaq në ligën e meshkujve U19, Vushtrria ka dalë kampione me 15 pikë të fituara, para Gani Malokut me 13, po aq sa ka edhe Lidhja e Prizrenit, por në duelet direkte ndërmjet tyre Gani Maloku ka bilanc më të mirë në numrin e setave të fituar nga dy përballjet e tyre.

 Prishtina është renditur e katërta me 9 pikë, kurse tabelën e përmbyll Shkolla Prizreni, në saje të ndeshjeve të humbura me rezultat zyrtar në javën e fundit.

Te grup-mosha U15 për meshkuj, ka përfunduar pjesa e rregullt e garave, por javën e ardhshme do të luhen ndeshjet e Play-offit për dy ekipet e plasuara në grupet përkatëse. Ahmet Hoxha MK dhe

Prishtina kanë qenë dy ekipet më të mira te grupi A, kurse KVPP Prizreni dhe Gani Maloku në

Grupin B. Në play-off do të ndeshen Ahmet Hoxha MK me Gani Malokun dhe KVPP Prizreni me

Prishtinën, pastaj fituesit do të ndeshen në finale për të vendosur për titullin e kampionit për vitin 2024. /Kosova.info/

Go to TOP