Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Mazgit të Obiliqit një shtëpi është përshirë nga zjarri dje rreth orës 15:30.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Zjarri kishte përfshirë katin e dytë të shtëpisë, banorët kanë arritur që të evakuohen dhe nuk ka persona te lënduar.

Rasti nën hetime nga njësitë relevante. 

Go to TOP