Përfshihet nga flakët fabrika në autostradën Tiranë – Durrës

Një fabrikë bojërash është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të Maminasit.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë bën thirrje që të shmanget kalimi i automjeteve në këtë aks rrugor.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.

Mësohet se si pasojë e këtyre flakëve për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Go to TOP