“Perfect Paper Cups” përfaqëson Kosovën në panairin ndërkombëtar “Tutto Food” në Milano

Kompania kosovare “Perfect Paper Cups”, lidere në furnizimin me gota të letrës gjatë vitit 2026, po vazhdon zgjerimin e pranisë së saj ndërkombëtare përmes pjesëmarrjes aktive në panaire prestigjioze, me synim promovimin e produkteve vendore dhe krijimin e mundësive të reja eksportuese, shkruan Kosova.info.

Nga data 11 deri më 14 maj, “Perfect Paper Cups” do të marrë pjesë në panairin e njohur ndërkombëtar të ushqimit dhe pijeve “Tutto Food”, që mbahet në Milano të Italisë.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, kompania do të prezantohet me gotat e saj të letrës me kualitet superior, produkte tashmë të afirmuara në tregun e Kosovës dhe në tregje ndërkombëtare.

Vizitorët mund ta gjejnë kompaninë në Hall 6, stenda nr. G31, në kuadër të stendës së Republikës së Kosovës.

Nga kompania kanë falënderuar KIESA për mbështetjen, si dhe klientët e partnerët për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

“It’s Paperfect – Kualiteti është emri ynë”, mbetet mesazhi i kompanisë që synon të çojë prodhimin kosovar në tregjet globale.

Go to TOP