Përdorte identitet të rrem, arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Pejë

Në Pejë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti ishte duke përdorur identitetin e një personi tjetër.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se arrestimi i tij është bërë të shtunën rreth orës 14:15 në rrugën “Eliot Engel”.

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë, për shkak se i njëjti duke përdorur identitetin e një personi tjetër, ishe pajisur me letërnjoftim të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Go to TOP