Përderisa vrasësit i lë të lirë, Policia arreston aktivisten që protestoi për vrasjen e grave

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar përmes një postimi se shteti duhet ta lirojë aktivisten e arrestuar, Neri Ferizi.

“Sonte, Policia e Kosovës ka arrestuar Neri Ferizin, njërën nga aktivistet e protestës së sotme në kundërshtim të vrasjes së grave dhe e ka dërguar atë në mbajtje. Përderisa vrasësit i lë të lirë, Policia e Kosovës është duke vazhduar ta ndëshkojë rezistencën tonë tashmë edhe përmes burgut”, theksohet në reagim.

“Kërkojmë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të angazhohet që shoqja jonë të lirohet menjëherë. Aktivistet nuk janë kriminele. Kriminelë janë vrasësit e grave. Rrjedhimisht, ata duhet të jenë në burg e jo aktivistet që i bëjnë ballë dhunës e shtypjes dhe angazhohen për barazi e drejtësi shoqërore.
Gjithashtu, ne ia ritheksojmë ministrit e gjithë shtetit që rezistenca jonë nuk mund të shuhet me burgime e përndjekje. Ju vazhdoni dhunën ndaj nesh, ne do masovizo.

Go to TOP