Përballja e brezave, organizatorët ulin çmimin e biletave për duelin Tajson vs Pol

Biletat e mbetura pa shitur për eventin e vitit për ndeshjen mes Majk Tajson dhe Xhek Pol do të shiten për një çmim shumë herë më të lirë krahasuar me ato që janë hedhur në treg deri më tani.

Sipas medieve të huaja organizatorët duan që të mbushin plot “AT&T Stadium” në Arlington të Teksasit. Takimi, i cili do të mbahet më 15 nëntor të këtij viti, do të jetë një mundësi për të gjithë nostalgjikët e këtij sporti që të rishikojnë Majk Tajsonin në ring.

Organizatorët kanë bërë me dije se kanë mbetur ende qindra bileta pa u shitur pasi i gjithë impianit ka një kapacitet prej 80.000 vendesh.

Të gjithë të interesuarit mund të marrin një biletë për çmimin që varion nga 37$-52$.

Go to TOP