Për shkak të një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Gjilan, përleshje fizike e dëmtim të veturës

Për shkak të një mosmarrëveshjeje në komunikacion ka ndodhur një përleshje fizike ndërmjet disa personave, ndërsa me shkop të drurit është dëmtuar edhe një veturë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Livoq të Epërm të Gjilanit, të premten në orën 17:03.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar dhe i ka shkaktuar lëndime njërit nga dy viktima meshkuj kosovarë dhe viktimës tjetër ia ka dëmtuar veturën me një shkop druri”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Go to TOP