Pepe: Jemi një ekip i pjekur

Pas fitores bindëse 3:0 të Portugalisë ndaj Turqisë në Euro 2024, mbrojtësi veteran Pepe ka vlerësuar performancën e ekipit të tij dhe duke theksuar pjekurinë dhe qartësinë taktike të skuadrës.

“Ndaj Republikës Çeke bëmë një lojë të shkëlqyer, pësuam atë gol, por skuadra e dinte çfarë të bënte. Turqia është një ekip emocional, luan me pasion dhe shpesh e thyen ritmin e lojës. Ne jemi një ekip i pjekur, me pasime të thjeshta, që në të njëjtën kohë janë të vështira. Arritëm të shfrytëzojmë shumë gjerësinë e fushës, gjetëm Leão-n shumë herë në situata 1 me 1 në pjesën e parë dhe goli i parë erdhi nga një prej këtyre aksioneve. Ishte një ambient fantastik, me shumë tifozë turq, por dua të theksoj mbështetjen e tifozëve tanë. Ishin më pak në numër, por bënë një diferencë të madhe. Dua t’i falënderoj”, tha Pepe.

Sa i përket kualifikimit tutje, Pepe ka thënë se kjo është një gjë shumë e mirë. “Kjo i jep besim ekipit. Të gjithë lojtarët që janë këtu janë të rëndësishëm dhe trajneri gjithmonë e thekson këtë. Tani duhet të përgatitemi mirë për ndeshjen e ardhshme, duam të fitojmë, të vazhdojmë rrugën tonë me fitore dhe kjo është ajo që do të bëjmë”, shtoi Pepe.

Ai është pyetur edhe lidhur me të ardhmen e tij pas këtij Evropiani. “Unë përpiqem ta jetoj ditën për çdoditë. E nesërmja nuk më shqetëson shumë sepse duhet të shqetësohem për ditën e sotme. Më e rëndësishmja është të jap kontributin tim për kombëtaren dhe të dal nga këtu me fitore dhe kualifikim”, tha Pepe.

Go to TOP