Pentagoni: Do ta vazhdojmë evakuimin nga Afganistani deri në fund

Gjeneral Majori i Ushtrisë Amerikane, Hank Taylor, ka thënë se pesë fluturime të aeroplanëve kanë arritur në Washington me refugjatë afganë, dhe se 1,200 njerëz iu nënshtruan verifikimit dhe shqyrtimit biometrik.

Sekretari për media i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se ata janë duke e bërë më të mirën për të dërguar sa më shumë njerëz në SHBA.

“Ne do të vazhdojmë me evakuimin deri në fund”,ka thënë Kirby, shkruan Kirby.

Ai thotë se kur të përfundojë misioni evakuues i ShBA-së trupat do të largohen nga aeroporti dhe nuk do të jetë më përgjegjësi e ShBA-së, shkruan BBC.

Go to TOP