Pengoi dhe kanosi policët, dërgohet në mbajtje një i dyshuar në Fushë Kosovë
Është dërguar në mbajtje një person në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se i ka penguar dhe kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:00.
Rasti është cilësuar “Pengim i personit zyrtar”, njofton policia.
