Pejë: Gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një personi, prokuroria nis hetimet

Një person është gjuajtur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në Pejë, sot rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Lidhur me rastin Prokuroria Themelore e Pejës i ka nisur hetimet.

Kështu deklaroi zëdhënësi Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të veprimet e nevojshme për kapjen e personave që kanë kryer veprën penale.

“Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’, prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të gjitha veprimet e nevojshme dhe aktualisht është duke u kryer një punë intensive për kapjen e personit, apo personave për kryerjen e kësaj vepre penale”, tha Nikçi.

Go to TOP