Pejani i grabit me forcë zinxhirin nga qafa, gruaja pranon tretman mjekësor

Një grua në Pejë ka raportuar se një burrë i panjohur me forcë ia grabiti nga qafa zinxhirin.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që kishte pësuar lëndime.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa, rasti shkon në hetime.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur, me forcë i ka grabitur zinxhirin dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Go to TOP